Переглядів 16,663
Cheescake Bakllava shija receta që duhet ta provoni
Fillimisht merni një tepsi e cila hapet !!
10 peta të gatshme për bakllav i rendisim 2 nga dy ndërmjet duke i lyer me gjalp të shkrirë !!
Pjesët anësore i hjekim dhe i shtojm brenda në tepsi !!
400 gr arra të bluara ju shtojm 3 lugë gjelle sheqer pluhur dhe 3 lugë gjelle gjalp i shtojm mbi petat e bakllavës dhe i shtypim me gotë !!
Tani pregadisim cheescakun
600 gr krem djathi philadelfia dhe 10 lugë gjelle sheqer i përziejm mirë me tel kuzhine !! Shtojm 250 ml krem pana dhe vazhdojm perziejm pa mikser !! 3 vezë i shtojmë 1 nga një duke i përzier !! Ne fund shtojm 2 lugë gjelle nisheste dhe 1 luge gjelle miell dhe e perziejm mire !!
Masën e fituar e shtojm në tepsi !!
Tani pjekja duhet te keni shume kujdes !!
Furra duhet te jetë e parangrohur ne 180 gradë dhe e pjekim për 50 min duke mos e hapur derën fare !!
Pas 50 minutave ndalojm zjarin por nuk guxojm ti hapim derën e lëmë mbrenda edhe për 30 minuta tjera derisa te ftofet mire
1 gote sheqer 200 ml dhe 1 gote uje 200 ml e ziejm per 5 min !!
Sherbetin e ftoft e shtojm mbi cheescakun menjeher pasi e largojm nga fura kujdes sherbet shtoni vetëm në pjesët anësore
Lejojm që të shtrëngohet mirë në frigorifer më së paku 6 orë por sa më gjatë pushon aq më e mirë bëhet !!
Përmbi e mbulojm edhe me 200 gr tjera arra dhe e shërbejm !!
#baklava #cheesecake #cake #homemade #bayram